“O Ney”, krahasimi me Pelen është thjesht ofendim!

Dy gola në grup, ndaj Meksikës dhe Kosta Rikës, por edhe një goditje në fund të ndeshjes ndaj Belgjikës, me superpritjen e Kurtua, nuk mund të mjaftojnë për t’i vënë notë kaluese Nejmarit, që pritej të ishte shpëtimtari i kombit dhe ku sytë e gjithë Brazilit ishin drejtuar te ai.

Terreni ishte ai i duhuri, Kupa e Botës, ku duhej bërë diferenca, por ashtu si katër vite më parë, numri “10” ka zhgënjyer sërish, këtë herë, duke lënë skuadrën në baltë, sepse nuk mund të jetë lider një futbollist që është më shumë i dashuruar me simulimet dhe kërcimet e tepruara se sa me topin dhe lojën e skuadrës.

993027072

Sigurisht, ai është ende i ri dhe mund të rritet dhe sidomos përmirësojë këto aspekte, por koha ecën dhe, pas katër vitesh, mund të jetë rasti i fundit për të treguar se ai numër 10 që mban pas shpine do të justifikohej denjësisht. Dhe, krahasimi me Pele, për momentin, është një ofendim i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online