Kristiano Ronaldo ka lëshuar një deklaratë të bujshme në përfundim të ndeshjes kundër Liverpulit: “Periudha që kam kaluar në Madrid ka qenë shumë e bukur. Ditët e ardhshme do t’u jap përgjigje tifozëve, ata që më kanë qëndruar gjithmonë pranë”.
Fjalë të forta, por portugezi nuk ka shpjeguar më asgjë, duke u përqendruar te fitorja: “Bëmë histori dhe tani duhet ta shijojmë”.
Gazetarët spanjollë këmbëngulën për të mësuar diçka më shumë: “E ardhmja e lojtarëve nuk ka rëndësi në këtë moment. Duhet ta shijojmë momentin, me Zidan dhe stafin teknik. Nuk kam dyshime, nuk ka rëndësi në këtë moment. Më pas do të pushoj dhe do të shkoj të bashkohem me kombëtaren. Më vonë do të shohim çfarë do të ndodhë”.
A ishte i dëshpëruar që nuk shënoi? Pyetja e gazetarëve mori këtë përgjigje nga Ronaldo: “Kush ishte shënuesi më i mirë në Champions? Kush ka fituar më shumë Champions dhe ka shënuar më shumë gola? Ky është një moment i jashtëzakonshëm, nuk e kemi kuptuar ende atë që kemi bërë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”.