Ronaldo kryen vizitat mjekësore dhe këndon me tifozët

Pak pas mesdite Kristiano Ronaldo ka përfunduar pjesën e parë të kontrolleve mjekësore në “J Medical”, ku ka mbërritur para dite, i pritur me entuziazëm të paparë nga rreth 1000 tifozë.

Pas vizitave Ronaldo do të drekojë me krerët e Juventusit, ndërsa pasdite do të shkojë për në qendrën stërvitore të Juventusit, ku do të takohet me trajnerin Alegri dhe shokët e rinj.

Dita e Ronaldos do të arrijë kulmin në 18.30, kur në Allianz Stadium do të prezantohet si superstar, me rreth 300 gazetarë të pranishëm, të cilët kanë udhëtuar nga e gjithë bota për në Torino.

Para hyrjes në JMedical Ronaldo ka përshëndetur tifozët, duke nisur të këndojë “Juve Juve” me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online