Ronaldo-Juventus, “bombardim” mediatik

Ronaldo-Juventus, jo vetëm fjalë merkatoje. Sipas spanjollëve, Real Madridi do të detyrohet të shesë kampionin dhe yllin e saj, pasi ai e ka kërkuar këtë gjë dhe sidomos sepse kështu kanë qenë kushtet sipas rinovimit të fundit… Prapaskena, shifra, sponsorë, agjenti, por edhe lëvizjet misterioze. Sport Ekspres ju dhuron kuadrin e ditës…

FORMACIONI I MUNDSHËM I JUVES ME RONALDON NË EKIP – Higuain do të dilte i tepërt dhe do të shitej për të arkëtuar një pjesë nga shpenzimi për Ronaldon. Dibala e Douglas Kosta pas portugezit, Manxhukiç një alternativë cilësore në stol.

Ora 13:00 – Ronaldo po kërkon shtëpi në Torino. Ky është lajmi i publikuar nga spanjollja Marca, që shkruan se portugezi kërkon të stabilizohet në Torino.

Ora 12:00 – PremiumSport në Itali shkruan se Ronaldo dhe agjenti i tij Mendesh janë takuar me drejtuesit e Juventusit para Kupës së Botës. Ka qenë vetë portugezi ai që i është ofruar Juventusit. Gjithçka ka ardhur si pasojë e problemeve te Reali dhe paga e ulët në krahasim me Mesin dhe Nejmarin, pagë që nuk u rrit as pas Topit të Artë fituar vjet. Ronaldo kërkon 30 milionë euro në vit.

Ora 10:00 – Në Itali janë të sigurt që agjenti i Ronaldos, Zhorzh Mendesh, do ta realizojë transferimin e Ronaldos, por problemi i Juventusit është vetëm paga e Ronaldos. Me 30 milionë euro neto në sezon, ekuilibrat në skuadër mund të prishen, si dhe UEFA mund të krijojë probleme për shkak të shkeljes së Fair-play financiar.

Ora 09:30 –  Mediat në Spanjë shtojnë detaje nga transferimi i mundshëm i Ronaldos te Juventusi. Portugezi ka një listë klauzolash dhe Reali duket se i ka ndaluar transferimin te Barcelona, por dhe te disa klube të tjera, përshirë PSG-në. Këtu përfiton Juventusi, sepse nuk është në listën e ndaluar. Për 100 milionë euro mund të ndodhë gjithçka…

Ora 09:00 – Në Spanjë mediat japin arsyet pse portugezi dëshiron  të largohet nga Reali. Së pari, Kristiano është i mërzitur që Reali nuk po i fron page të re dhe kontratë të re. Së dyti, klubi nuk e mbrojti në historinë e gjyqit për fshehje taksash. Së treti, kontaktet pa fund të Realit me përfaqësuesit e Nejmarit e kanë bërë Ronaldon të mos ndihet komod dhe të shohë për klube që duan ta vendosin në qendër të projektit të vet.

Ora 23:35 – Fanella bardhezi e mbajtur nga Kuadrado sezonin e shkuar pritet të ndryshojë “pronar”. A që do ta veshë është Ronaldo. Sipas “Premium Sport”, orët e fundit, nga Spanja kanë ardhur konfirmime mbi kalimin e Ronaldos te Juventusi, teksa Adidas ka nisur prodhimin e fanellave me nr.7 me emrin e CR7.

Ora 22:30 – Ndërhyn administratori i deleguar I Juventusit, Xhuzepe Marota, sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”… Marota e ka likuiduar këtë mundësi duke thënë se zërat që vijnë nga Spanja janë ende një fantazi… “Vetëm supozim dhe asgjë më shumë!”. Operacion, sipas drejtuesit bardhezi, I pamundur ekonomikisht, duke qenë se do t’I kushtonte në total thuajse 400 mln euro “Zonjës”.

Immagine correlata

Ora 22:00 – Josep Pedrerol, prezantuesi i “Chiringuito TV”, ka pasuruar ditën me azhornime. Detaje të reja mbi kalimin e mundshëm të Ronaldos te Juventusi. Portugezi do të bashkohet me bardhezinjtë për 30 mln euro në sezon për katër vite dhe 100 mln euro do t’I shkojnë Real Madridit. E gjitha ka ndodhur, sipas gazetarit, sepse Reali ka nisur kontaktet për Nejmarin dhe agjenti i CR7, Mendesh, është acaruar shumë.

Ora 20:00 – Sipas asaj që shkruan “Mediaset” dhe gazetari Paolo Barxhixha (kujtojmë, ai që zbuloi i pari kalimin e Bonuçit nga Juventusi te Milani), ka një risi sa i përket Kristiano Ronaldos dhe Real Madridit… Juventusi mund të përfitojë me një klauzolë prej 100 mln eurosh të vendosur vetëm për Serinë A, në rinovimin që portugezi bëri me “galaktikët”. Diçka e shtuar nga Zhorzh Mendesh, agjenti i portugezit.

Risultati immagini per cristiano ronaldo juventus

Ora 19:00 – Juventusi është duke menduar për Ronaldon dhe ka gati edhe sakrificat që duhen bërë në merkato, nga mbrojtja me Ruganin (I vlerësuar 40 mln euro), te sulmi me Higuainin (60 mln euro).

Risultati immagini per cristiano ronaldo

Ora 18:00 – Zërat e vazhdueshëm për transferimin e bujshëm të Kristiano Ronaldos te Juventusi kanë bërë që të kapitullojnë edhe kuotat e basteve…Kështu, nga koefiçenti 10,00 që ishte në mëngjesin e ditës së sotme, shkoi gjatë drekës në 5,00, ndërsa tani ka prekur kuotën 1,83…

Immagine correlata

Ora 17:00 – Ka azhornime të tjera interesante. Ronaldo ka vendosur që pas 9 vjetësh të largohet dhe Florentino Perez, sipas iberikëve, po dorëzohet pak nga pak, sidomos duke ditur se tashmë lojtari ka një farë moshe dhe se mund të bëhet goditja Nejmar nga PSG, e detyruar pasi FFP i UEFA-s ka vendosur shumë “piketa” të bëjë sakrifica të mëdha, duke mbajtur vetëm Mbape.

 Ora 16:30 – E përditshmja “AS”, në versionin e saj online, ka konfirmuar se mes Juventusit dhe Ronaldos ka kontakte të vazhdueshme, teksa edhe Reali është informuar mbi negociatat, por tashmë është hapur një ankand i jashtëzakonshëm, teksa priten të futen edhe klube të tjera, mes tyre edhe Mançester Junajtidi.

Risultati immagini per elkann john agnelli

Ora 16:00 – Mediet italiane shprehen se, për momentin, edhe pse “Marca” është ekspozuar shumë, bëhet fjalë vetëm për një ide merkatoje dhe asgjë më shumë, edhe pse pritet të “zbresë” në fushë vetë padroni i Exor (që zotëron Juventusin, FIAT dhe Ferrari), Xhon Elkan, kushëriri i Andrea Anjelit, ai që mund të bindet. Bëhet fjalë për sponsorizime në lidhje me publicitetin dhe të bëhet ikonë për Jeep e shumë firma të tjera të padronit bardhezi. Sakaq, edhe shitja e fanellave mund të nxirrte shumë përfitime.

Risultati immagini per ronaldo rovesciata 2018

Ora 15:00 – Sipas asaj që shkruhet në Spanjë, Ronaldo ka dhënë pëlqimin e tij për “Zonjën” duke u bindur më së shumti nga ajo roveshatë në Torino, që u ndoq nga duartrokitjet e publikut. Madje, vetë Kristiano do të pranonte se kurrë nuk i kishte ndodhur në asnjë stadium kjo gjë.

Immagine correlata

Ora 11:00 – Nuk është hera e parë që Juventusi është duke u përpjekur që të marrë Kristiano Ronaldon. Edhe në vitin 2003, në fakt, bardhezinjtë ishin pranë, kur Ronaldo luante me Sporting Lisbonën dhe kur refuzimi i Marselo Salasit bëri që Moxhi të kthehej në shtëpi me një grusht bosh… Nga ai moment, ndërhyri Ferguson dhe CR7 shkoi te Mançester Junajtidi.

Ora 10:00 – Lajmi ka marrë dhenë dhe tashmë në Itali nuk flitet për asgjë tjetër veç Ronaldos dhe Juventusit. Madje, thuhet se një vilë në kodër në Torino është duke u rikonstruktuar, me tre pishina dhe hapësirë pafund. Mos ndoshta po përgatitet vendi për CR7?

Ora 09:00 – Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, mes Realit dhe Ronaldos raporti tashmë ka shkuar në zero. Vetëm respekt, sigurisht, por nuk është më çështje ekonomike, edhe pse rinovimi i Mesit me 40 mln euro në sezon e ka bërë të jetë disi i pakënaqur, duke e konsideruar veten edhe më të mirë.ve

Conferme dallâ??estero: «Cristiano Ronaldo sta trattando con la Juventus!»

Ora 08:00 – E përditshmja “Marca”, një ditë pas “Tuttosport”, ka lëshuar bombën, duke mos u marrë shumë me Botërorin se sa me të ardhmen e Ronaldos. Kristiano-Juventus, kanë nisur kontaktet. Madje, ka zbuluar dhe shifrat, që janë rreth 30 mln euro në sezon për katër vitet e ardhshme për portugezin dhe 120 mln euro që janë klauzola e tij te Real Madridi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online