Ronaldo eviton sfidën me Realin, debuton në Serinë A

Tifozët e Juventusit duhet të presin për të parë Kristiano Ronaldon të debutojë me fanellën bardhezi. Ylli portugez nuk do të luajë në turnetë verorë të ekipit dhe pritet të jetë në fushë vetëm në javën e parë të Serisë A.

Në fund të korrikut, kampionët e Italisë do të jenë të angazhuar në miqësoret e International Champions Cup: ndaj Bajernit më 26 korrik, me Benfikën më datë 28 dhe përballë Realit të Madridit më 4 gusht.

Por, me Ronaldon që do të vazhdojë pushimet pas Botërorit, ndeshja e tij e parë me Juventusin pritet të regjistrohet në javën e parë të Serisë A, në fundjavën e 18-19 gushtit. Kundërshtari i parë në fushë për CR7 do të mësohet këtë të premte, kur do të përcaktohet edhe kalendari i sezonit 2018-2019 në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *