Roma-Kievo, nisin bisedimet për Isufajn!

Verdheblutë sapo paguan thuajse 100 mijë euro te Areco, por verdhekuqtë interesohen prej kohësh. Nëse ndodh transferimi, atëherë Kievo do të kërkojë shqiptarin tjetër, Ibrahimi

Quhet Andrea Isufaj dhe është vetëm 17-vjeç, por në kampionatin “Primavera” (i të rinjve, ekipet U-19) deri tani kanë mësuar ta njohin të gjitha mbrojtjet. Plot 12 gola, super paraqitje dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kievo fërkon duart dhe ato 100 mijë eurot që Areco i kishte kërkuar për ta siguruar nuk ishin problem, saqë pardje janë parguar në mënyre korrekte.

Historia e këtij djaloshi është e jashtëzakonshme. Në Itali po e vëzhgojnë me kujdes dhe Shqipëria duhet të nxitohet, ndryshe rrezikojmë që të humbasim një futbollist. Sepse Isufaj, për ato që nuk e dinë, ka nënshtetësi italiane, përveç se atë shqiptare. Isufaj, madje, që rrjedh nga një familje e cila e ka përkrahur shumë,disa herë ka marrë pjesë edhe në “stazhe” axurre, edhe pse vetëm për provë. Te paratërinjtë e Arecos ra në sy për aftësitë e tij.

Një farë Bogdani i vogël, teksa me 182 centimetrat e tij është një kolos përpara. Kohë më parë, për “Sport Ekspres”, ai do të deklaronte se frynëzohet nga Gonzalo Higuain, sulmuesi i Juventusit, teksa i pyetur edhe për faktin nëse do të luante me Italinë apo Shqipërinë, tha se “do të bisedoj me menaxherin tim, nuk di të them tani, jam i fokusuar te fusha e lojës”.

Ndërkohë, Haxhiaj, që “përkund” lojtarin e tij, ka pasur edhe interesime të ndryshme nga skuadra më të forta, teksa Isufaj nuk ndalet. Deri tani 10 gola të shënuara, në më shumë se 20 ndeshje, teksa përfshihen edhe ato të Kupës. “Lojtari duhet të vazhdojë kështu, për të ardhmen do të bisedojmë… Ka pasur interesime, por ende s’mund të zbuloj asgjë. Jam i kënaqur që Kievo arriti ta blinte, pasi lojtari bëri më të mirën”.

E megjithatë, historia e Isufajt sapo ka nisur dhe nga Kievo, menjëherë, mund ta shohim te Roma. Sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, kanë nisur kontaktet e para mes verdhekuqëve dhe veronezëve, teksa Kievo ende s’ka vendosur për çmimin, por natyrisht ai do të jetë i lartë, pasi bëhet fjalë për një sulmues premtues.

Kryqëzimi – Dhe, nëse Kievo do të humbiste Isufajn, atëherë do të hidhej në sulm për Ibrahimin e Breshias, një tjetër shqiptar i talentuar, i cili me të rinjtë ka bërë mjaft mirë dhe është në xhiron e Shqipëirsë U-19. Të dy lojtarët, si Isufaj, ashtu edhe Ibrahimi menaxhohen nga Sokol Haxhia, shqiptari që jeton në Itali prej shumë vitesh dhe që solli edhe Xhani de Biazin në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online