Mauricio Sarri nuk e ka çuar Çelsin aty ku tifozët duan dhe klubi është i zhgënjyer me të. Blutë nuk arritën të luftojnë për të fituar Premier Ligën dhe është në garë për të zënë një vend në Champions League e vitit të ardhshëm. Ata kanë shkuar edhe në gjysmëfinalet e Europa League.
Çelsi ka kohë që është në dyshim nëse do të vazhdojë me të sezonin e ardhshëm. Kështu Roma dëshiron të përfitojë dhe t’i ofrojë trajnerit një kontratë joshëse për ta kthyer në Itali. Sarri e pëlqen një punë të re te verdhekuqtë, duke parë edhe marrëdhëniet shumë të mira me drejtorin sportiv të klubit italian. Gjithsesi italiani mbetet dëshira e dytë pas Antonio Kontes.