Roma ka në dorë brazilianin e Bordosë, Malkom. Sulmuesi, që është kërkuar shumë edhe nga Interi, duket se është pranë transferimit në Itali, por me fanelën verdhekuqe. Ndërkohë, skuadra e kryeqytetit italian do të udhëtojë në Amerikë për trofeun Champions Cup.
Sfida Champions, ku trajneri Di Françesko shpreson të ketë në dispozicion edhe 21-vjeçarin. Pritet të mbyllet gjithçka orët në vazhdim: shpresa e drejtorit sportiv Monçi është të sjellë djaloshin të martën në Romë për vizitat.