Granit Xhaka është një nga emrat që ka përfunduar në listën e objektivave të Romës. Më saktë mesfushori shqiptar është një dëshirë e trajnerit të ri të skuadrës, Hoze Murinjo, i cili e ka kërkuar ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto nuk mbeten thjesht në stadin e zërave, teksa duket se drejtori sportiv Pinto ka nisur seriozisht nga puna për të veshur Xhakën verdhekuq.
Sipas mediave italiane Arsenali kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin shqiptar, ndërsa Roma është e gatshme të paguajë der në 15 milionë. Por në marrëveshje nuk përjashtohet mundësia për përfshirjen e Diavaras dhe Under. Klubi i Serie A po punon intensivisht për të marrë një firmë në kontratë brenda 10 ditëve përpara fillimit të Kampionatit Europian, ku Graniti do të jetë i angazhuar me Zvicrën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/