Roma dhe Lacio zbresin Interin nga Champions!

Spektakël, gola dhe emocione pa fund. Sidomos në “Artemio Franchi” të Firences, ku ndodhi gjithçka e mundshme, nga dy kartonët e kuq brenda pak minuash, tripleta e Veretut, por sidomos përmbysja e madhe dhe heroike e Lacios së Inzagit, me një Luis Alberto në formatin super.

Në mes, edhe një gol i Felipe Andersonit nga distanca. E megjithatë, episode të dyshimta dhe VAR bënë gjthçka lëmsh dhe bardhekaltërit, megjithatë, nuk u dorëzuan.  Fiorentina i largohet Europa League, ndërsa parakalohet edhe nga Atalanta që fitoi ndaj Beneventos…

Ndërkohë, në Romë ka ardhur një fitore e verdhekuqëve, ndaj Xhenoas. Një ndeshje që pa protagonist turkun Ynder, por edhe autogolin e Zukanoviçit, teksa Lapadula ngushtoi për miqtë por nuk mjaftoi kaq.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Verona humbet në shtëpi ndaj Sasuolos, që realizoi me Lemosin. Spali dhe Kievo mbyllën gjithçka në barazim 0-0 dhe Sampdoria iu rikthyer fitores me anë të Duvan Zapatas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *