Mbrojtësi holandez Rik Karsdorp është zyrtarisht i Romës. Vetëm 22 vjeç, holandezi ka 3 vite që luan titullar te Fejenordi dhe sezonin e fundit, që ishte edhe ai i kthimit te titulli, luajti 41 ndeshje si titullar për klubin nga Roterdami, përveçse është bërë titullar edhe te kombëtarja holandeze.
Një goditje e shkëlqyer, në teori, sepse lojtari duhet parë si do të ambientohet në Itali, por ndërkohë nuk ka nevojë për ambientim “blerja” tjetër, e dashura e tij, Astrid Bell.
Me mama italiane, Astrid ka mahnitur tifozët e Romës dhe jo vetëm ata, aq sa në mediat italiane lajmet për Karsdorp shoqërohen patjetër me ndonjë foto të së dashurës.
Blerje e bukur, Roma!