Roloviç beson te Kamza dhe kërcënon Teutën

Nga Birkirkara e kampionatit Maltez, në Shqipëri, për të mbrojtur ngjyrat e Kamzës. Aventura e Ognjen Roloviç ka nisur mjaft mirë, me sulmuesin që ka gjetur hapësira në javët e para. Malazezi 25-vjeçar, tani duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën e argjentinasit, Martinena. Por, me vendimet që do të merren nga trajneri Devolli, në intervistën e dhënë për “Supersport”, Roloviç foli për impaktin me ekipin e ri, humbjen ndaj Partizanit, ndërsa preferon të flaës për ndeshjen e radhës dhe jo për objektiva afatgjatë.

KAMZA – “Sinqerisht ndihem mirë. Nuk e prisja këtë mikëpritje nga lojtarët dhe stafi. Po shoh përpara për ndeshjet e ardhshme. Mund të fitonim ndaj Partizanit, humbëm edhe një penallti, por jo gjithmonë në fushë fiton ekipi më i mire”.

TEUTA – “Do të shkojmë në këtë trasfertë për fitore, për të marrë tri pikët. Nuk i njoh mirë ekipet e tjera, por jam i bindur se do të bëjmë mirë këtë javë”.

OBJEKTIVAT – “Duhet të luajmë fazën e parë dhe më pas, të kem një ide për të gjitha skuadrat. Vetëm më pas, mund të jap një mendim. Por, jam i bindur se do të bëjmë një sezon të rëndësishëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *