Liverpuli dhuroi spektakël dje në Champions League, duke fituar 7-0 ndaj Spartakut të Moskës dhe duke kaluar në turin e ardhshëm si kryesues grupi.
Megjithatë, ish-mesfushori i famshëm i Mançester Junajtid, Roi Kin, nuk është entuziast për këtë Liverpul, që sipas tij fiton vetëm ndeshjet e vogla.
Duke folur pas ndeshjes në ITV, ku punon si opinionist, irlandezi i tha gjërat ashtu si i mendonte: “Fitore komode, tifozët u zbavitën. Megjithatë, mos të harrojmë që mundi Spartakun, që nuk është ndonjë rival i frikshëm. Provat e vërteta nuk kanë ardhur ende. Liverpuli po mund skuadrat inferiore, në Europë dhe në Angli, por nuk ka treguar ndonjë gjë në ndeshjet që vlejnë, kundër të mëdhenjve të Anglisë, ndaj nuk më bëjnë përshtypje 7 golat, edhe pse sulmi është i fortë”.