Gjoba e Kukësit, skuadra refuzon të firmosë

Kukësi u ka komunikuar gjobën lojtarëve, por kjo nuk do të thotë që mbyllet gjithçka me kaq. Futbollistët kanë kontrata dhe ato duhen respektuar, ndërkohë që ka edhe klauzola dhe tashmë lojtarët e Kukësit janë bërë mjaft të kujdesshëm në leximin e tyre, duke parë ato që ndodhën këtë verë me disa lojtarë që kërkonin largimin. Kështu, ditën e djeshme asnjë nga futbollistët e Kukësit nuk ka pranuar të firmosë për ndalimin e pagës së muajit të fundit, që do të thotë se gjoba mbetet pezull.

Pa firmosur lojtarët, klubi nuk mund të mbajë pagat, nëse nuk është e specifikuar në kontratë dhe zor se lojtarët kyçë të Kukësit, duke nisur nga Bakaj, Shameti, Hallaçi, Koliçi e të tjerët, do të pranojnë të lënë një pagë pa marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online