Golden State Warriors nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Houston Rockets, edhe pse këta të fundit nuk kishin James Harden. Chris Paul ishte lideri i skuadrës së tij, teksa shënoi 23 pikë dhe shërbeu 17 herë për shokët e skuadrës. Eric Gordon dhe Kenneth Faried realizuan respektivisht 25 dhe 20 pikë për Rockets.
Diferenca prej 15 pikësh e krijuar në periodën e parë ishte vendimtare. Kevin Durant (29 pikë), Stephen Curry (25 pikë, 7 asiste, 9 rikuperime) dhe Klay Thompson (20 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) nuk ia dolën dot të përmbysnin rezultatin dhe t’i jepnin fitoren kampionëve në fuqi.
Milwaukee Bucks likuiduan Minnesota Timberwolves me rezultatin 140-128. Khris Middleton shënoi 28 pikë, kurse Giannis Antetokounmpo një pikë më pak. Greku rikuperoi 10 topa, si dhe asistoi 7 herë për shokët e skuadrës. Los Angles Lakers dështuan të mundin New Orleans Pelicans, pasi këta të fundit me rezultatin 128-115 dolën me kokën lart nga parketi.
Brandon Ingram (29 pikë, 3 asiste, 5 rikuperime) dhe Lebron James (27 pikë, 12 asiste, 7 rikuperime) ishin të pafuqishëm për t’i nxjerrë Lakers fitimtar. Jrue Holiday (27 pikë) dhe Julius Randle (24 pikë) kishin mbështetje më të madhe nga shokët e skuadrës së tyre dhe iu gëzuan fitores.
Russell Westbrook, me 41 pikë të realizuara, nuk ia doli të shpëtonte Oklahoma City Thunder në humbjen e pësuar ndaj Sacramento Kings me rezultatin 116-119. Indiana Pacers dhe Utah Jazz nuk kanë falur, pasi kanë mposhtur respektivisht Washington Wizards dhe Dallas Mavericks.
Philadelphia 76ers-Portland Trail Blazers 115-130
Cleveleand Cavaliers-Memphis Grizzlies 112-107
Atlanta Hawks-Phoenix Suns 120-112
Washington Wizards-Indiana Pacers 112-119
Charlotte Hornets-Brooklyn Nets 115-117
New Orleans Pelicans-Los Angeles Lakers 128-115
Miami Heat-Detroit Pistons 96-119
Chicago Bulls-Boston Celtics 126-116
Oklahoma City Thunder-Sacramento Kings 116-119
Golden State Warriors-Houston Rockets 112-118
Milwaukee Bucks-Minnesota Timberwolves 140-128
Utah Jazz-Dallas Mavericks 125-109