Rivalizimi i Laçit me Tiranën për titullin kampion si i Dortmundit me Bajernin e Mynihut, Xhixha është gjithë sekreti

Tirana dhe Laçi duken dy ekipet që do të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion, pa harruar edhe Kukësin e Longos. Por nëse marrim në analizë dy ekipet e para, në çfarë përfundimi mund të dalim? Për të na ardhur në ndihmë në këtë rast, është Bundesliga Gjermane.

Një rivalitet që të kujton fare lehtë Bayern Munchen me Dortmund. Këta të fundit mund të kenë lojtarë të spikatur dhe të dalluar, që kanë aftësi për të konkurruar me skuadrën që shihet si më favorite, por në fund nuk mund të marrin më tepër se vendi i dytë.

Shitja e Xhixhës te Tirana mund të jetë sekreti që do të vendosi historinë e titullit kampion. Jo vetëm që kurbinasit hoqën një lojtar me cilësi, por në të njëjtën kohë i dhanë Tiranës arm.ën më të fortë. Nëse bardheblutë ndodhen sot në këtë pikë, meritat më të mëdha i takojnë Xhixhës.

Madje edhe në dy humbjet e vetme të Tiranës në këtë sezon kanë ardhur pikërisht në dy takimet ku Xhixha ka munguar, ato ndaj Laçit dhe Kukësit. Përgëzimet janë maksimale për skuadrën e kurbinasve që kanë mbërritur deri në këtë pikë, por nëse Xhixha do të ishte ende pjesë e tyre, e vetmja gjë e sigurt që mund të themi është se Tirana nuk do të ishte kaq e fortë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online