Rivali në “Play-Off”/ Laçi do ta ketë të vështirë deri në fund, gjen ekipin ku shkëlqeu Armando Broja dhe Galatasarain në rast dështimi

Në ditën e hënë do të njihemi edhe me shortin sa i përket fazës së “Play-Off” në “Conference League”. Pra ekipet e Superiores do të kenë edhe emrin e rivalit të fundit që i ndan nga faza e grupeve, pa harruar faktin se në fillim duhet të kalojnë turin e tretë. Por nëse Teuta e ka “rrugën e shtruar” pasi do të përballet me humbëset që do të vijnë nga turi i tretë në Europa League mes rivalëve më se të përballueshëm në letër, Laçi nuk e ka të njëjtin fat. Kurbinasit mund të vazhdojnë me përballjet e ferrit dhe nuk do t’i hynte në punë as mrekullia e dytë për të kaluar në grupe. Pra nëse e para u arrit me sukses duke marrë parasysh se eliminuan Craiova-n, një ekip që vlente më tepër se 20 milionë euro, mrekullia e dytë do të ishte kalimi i Anderlehtit.

Kjo përballje e ka futur Laçin në rolin e favoritit në grupin e dytë sipas ndarjes që është bërë në shortin e Play-Off. Por kjo nuk sjell asnjë fitim për kurbinasit që do të ishin më mirë nëse gjendeshin në rolin e jo favoritit. Nëse Laçi arrin të kualifikohet me Anderlehtin do të përballet me: “Kolos Kovalivka-Shakhtar Karagandy, Rosenborg-Domzale, Vitesse-Dundalk, Galatasarai-St Johnstone”. Në tre çiftet e para Laçi do të përballej me fituesin e tyre, ndërsa në të fundit do të përballet me humbësin e Galatasarai-St Johnsonte. Kjo pasi ndeshja në fjalë është për turin e tretë në “Europa League”, ndryshe nga të tjerat që janë për “Conference League”.

Pra nëse Galatasarai do të arrijë që të bëjë detyrën me St Johnstone, do të ishte Viteshe ekipi më i madh në letër si rival i mundshëm. Kjo e fundit është emër i njohur për tifozët shqiptarë pasi shkëlqeu Armando Broja në sezonin e fundit në “Eredivisie”. Por edhe nëse shorti do të tregohej i mëshirshëm në këtë rast, rivalë si Domzale dhe Shakhtar Karagandy nuk do të jenë shumë të thjeshtë. Kjo e sqaruar vetëm për të pasur parasysh rivalin e mundshëm që do të dalë për ekipin e Laçit në ditën e hënë, pasi gjithë fokusimi dhe vëmendja mbetet te Anderleht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online