Rivali i Partizanit blen yllin e kombëtares bullgare

Todor Nedelev, lojtari më i rëndësishëm i Botevit, nuk do të kthehet te Mainci në Gjermani, pasi dy klubet kanë gjetur marrëveshjen pas bisedimesh të gjata dhe mbrëmjen e djeshme rivali i Partizanit ka njoftuar se zyrtarisht mesfushori do të qëndrojë te Botevi.

Futbollisti i kombëtares bullgare u transferua në janar të vitit 2014 nga Botevi te Mainci për 2.8 milionë euro, por në dy vjet nuk arriti të bëhej titullar në Gjermani dhe zgjodhi të kthehej në huazim te klubi ku është rritur.

Tani, pas një viti e gjysmë huazim, Nedelev ka vendosur të mos kthehet më në Gjermani dhe Mainci e ka lënë të lirë, ndoshta kundrejt një pagese modeste, ndërkohë që Botevi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me mesfushorin 24-vjeçar.

Lëvizje që tregon qartë ambiciet e rivalit të Partizanit, që këtë verë është përforcuar edhe me mbrojtësin veteran Jordan Minev nga Ludogorec dhe naësorin ofensiv Toni Tasev nga Pirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online