Rituali që i sjell fat para çdo ndeshjeje/ Italia supersticioze para finales me Anglinë, lënë Vialin pa hipur në autobus

Ky Kampionat Europian për Italinë ka nisur në një mënyrë që ndoshta as ata vetë nuk e prisnin. Këtë e shpjegon edhe fakti se i kanë kushtuar vëmendje detajeve para sfidës hapëse ndaj Turqisë, duke krijuar kështu ritualin e tyre përgjatë këtij kompeticioni. Përpara ndeshjes së parë në Euro 2020 axurrët harrojnë për një moment Xhanluka Vialin pa hipur në autobusin e skuadrës.

Italia mposhti Turqinë me një lojë bindëse me shifrat 3-0, duke e kthyer kështu incidentin me Vialin në një ritual që i sillte fat përpara çdo dueli. E këtë besëtytni e kanë praktikuar edhe përpara finales së madhe kundër Anglisë, aty ku fati i duhet më shumë se kurrë, teksa është pengesa e fundit që i ndan nga trofeu.

Kombëtarja e Italisë kanë lënë enkas Vialin pa hipur në autobus së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Krahu i djathë i Mançinit ka bërë disa metra në këmbë dhe më pas shoferi i autobusit ka ndaluar automjetin për të marrë Vialin në mënyrë që të nisen përfundimisht drejt destinacionit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online