Zyrtare/ “Ylli” i Teutës i jep duart kampionëve, Bregu njofton largimin: Shpresoj të kemi sjellë sadopak lumturi

Teuta humb “yllin” e skuadrës përpara ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Sherif Tiraspolit. Dejvi Bregu i jep duart kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore, ku mbylli një sezon mjaft të suksesshëm si në aspektin individual ashtu edhe në atë ekipor. Është vetë sulmuesi vlonjat që njofton largimin e tij nga Teuta përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e Teutës. Me gjithë zemër dua të falenderoj presidentin z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet. Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozat e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar… Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje ! E meritoni”, shkruan Dejvi Bregu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online