Kamza fitoi në ndeshjen kundër Besës në Kupë, ndërkohë që takimi i radhës luhet në shtëpi ndaj Kastriotit. Ekipi i drejtuar nga Klodian Duro ka si objektiv tre pikët dhe në përballjen me kavajasit u luajt me formacionin e plotë.
Jo më kot ndodhi kështu, pasi stafi teknik po mendonte për ndeshjen e kampionatit. Për Duron do të jetë ndeshja e parë dhe është me rëndësi të ketë informacion se si sillet ekipi i tij në fushë.
Risia ishte Nuredin Orelesi, i përfshirë në formacion. Nigeriani është afruar me vonesë, por konsiderohet një lojtarë i rëndësishëm për mesfushën. Me Malajn dhe Arrabal ata do të ndërtojnë një “digë” në mesfushë, duke qenë një ndihmesë e madhe edhe për mbrojtjen.