Risia e Kupës Libertadores, më pak TV dhe më shumë… “Facebook”!

E ardhmja e futbollit të Amerikës Latine do të jetë më pak televizor dhe më shumë… kompjuter dhe telefon. “FC Diez Media” pasi ka blerë për më shumë se një miliard euro të drejtën televizive të Kupës Libertadores për sezonet 2019-2022, ka vendosur t’ua shesë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve: “Fox Sports” dhe “Facebook”.

Formula e marrëveshjes do të jetë e veçantë, ku ndeshjet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën, që përbëjnë 80% të ndeshjeve të kompeticionit, do të transmetohen në kanalin amerikan, ndërsa ato të së enjtes (26 ndeshje në total) do të transmetohen në rrjetin social të “Facebook”. Gjithashtu, çdo skuadër e kualifikuar duhet të transmetohet të paktën njëherë në “Facebook”.

Nëse dikush do të tentojë të shikojë në televizor ndeshjet e së enjtes, do të duhet të gjejë mënyrën për të transmetuar sinjalin e ndeshjeve në kompjuter, ose telefon. Nevojitet një regjistrim në “Facebook” dhe të klikojë në opsionin “like” në aplikacionin, që do të përdoret për transmetimin e ndeshjeve. Një iniciativë e bukur nga Zukenberg dhe të gjithë do të kenë mundësinë për të ndjekur futbollin amerikano latin kudo që të ndodhen.

“Facebook” po përgatitet në këtë mënyrë për të përvojën e parë si transmetues me Huan Pablo Sorin dhe Diego Lugano, të cilët do të jenë komentatorët e përballjeve, ndërsa spanjollët e Mediapro do të prodhojnë imazhet e takimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *