Në divan, me familjen, në fushë: Holanda i dhuron lamtumirë speciale legjendës Snajder

Tashmë është zyrtare: Uesli Snajder i ka dhënë lamtumirën Kombëtares holandeze, duke luajtur për të 134-tën herë në miqësoren kundër Perusë, të enjten.

Mesfushori legjendar e mbyll duke qenë futbollisti që e ka veshur më shumë nga të gjithë fanellën holandeze, ndërsa lamtumira ka qenë spektakolare dhe e pabesueshme: Snajder, familja, një divan dhe të gjithë së bashku ulur në fushë, duke parë televizorin.

Një natë speciale, në një stadium special, Johan Cruyff Arena, aty ku Holanda mundi 2-1 Perunë me përmbysje falë dy golave nga Depaj, ndërsa në fund të ndeshjes Snajder u kthye në fushë të shihte me familjen një video me përshëndetjet e ish-shokëve të ekipit dhe trajnerëve të tij.

Snajder ka shënuar 31 gola për Holandën dhe i udhëhoqi deri në finalen e Kupës së Botës në 2010, vit kur fiton Champions league me Interin dhe meritonte Topin e Artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online