Risi e bukur, një stadium i Kategorisë së Parë licencohet për Superioren

Një risi e bukur dhe për sa i përket stadiumeve ku do të luhen ndeshjen e Superiores për sezonin 2018-19. Duke qenë se stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” është i amortizuar dhe nuk bën pjesë në listën e impianteve ku do të luhet sivjet, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të gjejë zgjidhje alternative.

Stadiumi i Ilirës së Fushë Krujës, “Redi Maloku” është zyrtarisht i licencuar për sezonin e ri. Ky ambient do të jetë hapësira më e re për klubet e Superiores për të zhvilluar takimet e tyre. Kastrioti do t’i luajë aty takimet e tij deri në momentin që të jetë gati stadiumi i Krujës.

“Redi Maloku” i plotëson të gjitha standartet dhe FSHF-ja ka dhënë miratimin e saj. Një risi e bukur, pasi futbolli elitar do të kalojë dhe në Fushë-Krujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *