Nuk luan prej dy vitesh, por Antonio Kasano mbetet një dëshirë e disa klubeve të ndryshme, jo vetëm italiane. Në fillim u fol për interesimin e Ibizës, pastaj e kërkoi Lokarno, madje u fol dhe për interesimin e Monzës së Berluskonit dhe Galianit. Ai ndihet krenar për interesimin, por refuzon të kalojë te Monza. Kasano dëshiron të luajë në Serie A, ku mendon që mund të bëjë diferencën dhe në moshën 36-vjeçare. Nëse nuk arrin të gjejë një klub të elitës së futbollit italian, barezi është i qartë dhe e ka gati klubin me të cilin do të mbyllte karrierën.
“Është gjithmonë një nder kur dy njerëz të mëdhenj si Berluskoni dhe Galiani mendojnë për ty. Ndihem akoma një futbollist për Serie A, edhe më shumë pas shikimit të disa ndeshjeve në këtë sezon. Cilësia e përgjithshme është modeste, por që të jem i qartë, prioriteti im mbetet Serie A, ku jam i bindur që mund të bëj akoma diferencën.”
“Nëse më duhet të zbres në Serinë B, ose C, do të shkoja te vetëm një ekip, Entela. Do e bëja mbi të gjitha për raportin e miqësisë që kam kultivuar prej kohësh me presidentin Gozi dhe ambientin e Entelës. Më pëlqen shumë Kiavari, shkoj shpesh me familjen time dhe do të më pëlqente të shkruaja një pjesë të vogël të historisë së Entelës.”
“Jam i bindur që mund ta bëj, së bashku me Gozin, një person i mrekullueshëm dhe i këndshëm. Është një nga ata sfida që më intrigojnë të jap kontributin tim për të shkruar historinë e një klubi si Entela”, përfundon Antonio Kasano prononcimin e tij për “Secolo XIX”.