Ylli Shameti do të jetë përsëri një nga pikat kryesore të Kukësit dhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi gjirokastrit ka pasur një takim me presidentin Gjici pasditen e sotme, dhe pas një diskutimi të gjatë kanë rënë dakord parimisht që dhe sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e kampionëve. Shameti luan prej katër sezonesh në Kukës dhe është një nga lojtarët më të dashur për tifozët, por dhe një lider i padiskutueshëm në fushën e lojës. Në këto katër sezone me Kukësin, ia ka dalë që të fitojë si protagonist Kupën, Superkupën dhe titullin kampion. Edhe pse ofertat nga jashtë nuk munguan, me Sherifin e Tirapsolit që i bëri dhe ofertë zyrtare, megjithatë 33-vejçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me bosin e Kukësit. Edhe pse firma do të vijë në datën 11 korrik, Shameti mund të konsiderohet pjesë e Kukësit dhe për një sezon. Pas Besar Musolli, Shameti bëhet i dyti lojtarë që rinovon në radhët e kampionëve.