Nga Kombëtarja, te klubi dhe momentet më delikate. Portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma tregoi gjithçka në një intervistë të gjatë të dhënë për “Rai Sport”.
KOMBËTARJA – “Jam i lumtur, që luaj titullar. Falenderoj trajnerin për besimin dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Italinë, sepse kjo ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë”.
RINOVIMI – “Për mua ishte pak e vështirë. Thoja që nuk e mendoj, por është normale që mendja qëndronte gjithmonë aty. Ishte një moment shumë i vështirë. Familja dhe e dashura më ndihmuan dhe më qëndruan gjithmonë pranë. Të gjithë u munduan të ma lehtësonin situatën dhe të ecja përpara pa u ndikuar nga ato që thuheshin”.
GABIMI – “Gabimi në golin e pësuar në derbi? Në raste të tilla është e vështirë të flesh gjatë natës, por kjo është pjesë e rolit të portierit. Ndonjëherë ndodh të gabosh dhe duhet të përmirësohesh nga këto episode. E vlerësova gabim, në mënyrë të pavetëdijshme mendova se harkimi ishte i pamundur. Do të më shërbejë si një mësim”.
HIGUAIN – “E kemi falur, ai është një djalë i shkëlqyer dhe menjëherë pas ndeshjes i kërkoi falje ekipit mediave. Foli edhe me arbitrin, të cilit i kërkoi ndjesë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të, tani vlen që e ka kuptuar se gaboi dhe nuk do ta përsërisë më. Gatuzo nuk i tha asgjë, thjesht e la të nxirrte inatin, në të kundërt… Gonzalo duhet të qëndrojë i qetë dhe të na ndihmojë, jam i sigurt që do ta bëjë”.
PORTUGALIA – “Kundër Portugalisë luajmë në një stadium madhështor. Është shtëpia jonë! Jam i sigurt se tifozët do të na ndihmojnë shumë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen dhe të shpresojmë që ta mbyllim të parët grupin e Ligës së Kombeve”.