Serxho Aguero rinovoi kontratën me Mançester Sitin deri në vitin 2021 me qëllimin për të arritur shifrën e 10 sezoneve me këtë ekip. Tsiki Begirishtajn, drejtori sportiv i “Qytetarëve”, ka folur në sajtin zyrtar të klubit për rinovimin e 30-vjeçarit argjentinas.
Ai është i lumtur për marrëveshjen e re dhe ndihet me fat që Mançester Siti ka në përbërje një nga sulmuesit më të fortë në botë.
“Jemi të kënaqur që Serxho vendosi të rinovojë kontratën me ne. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub, që nga momenti kur erdhi këtu në vitin 2011. Aguero mbetet një nga protagonistët e asaj çfarë duam të arrijmë në vitet e ardhshme.
Jemi me fat që kemi në ekipin tonë prej vitesh një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe jam i sigurtë se tifozët tanë do të jenë të lumtur me këtë lajm”, përfundon spanjolli i Sitit.