Rinovimet e licencave për trajnerë UEFA PRO, UEFA A & UEFA B, këto janë datat e testimeve

Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u bën me dije të gjithë trajnerëve se në muajin dhjetor do të nisin rinovimet e licencave për ata të cilët zotërojnë UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B. Procesi i rinovimit të licencave do të zhvillohet nga data 18 dhjetor 2023 deri më 23 dhjetor 2023.

Të gjithë trajnerët të cilët kanë këto licenca duhet të paraqiten në Shtëpinë e Futbollit për të kryer rinovimin e licencave në këto data:

– UEFA B 18-19 dhjetor 2023

– UEFA A 20-21 dhjetor 2023

– Uefa Pro 22-23 dhjetor 2023

Tarifat e regjistrimit për rinovimin e licencës së trajnerit janë si më poshtë:

– Licenca Uefa B – 5.000 lekë

– Licenca Uefa A – 7.000 lekë

– Licenca Uefa Pro – 10.000 lekë

Pagesa kryhet pasi t’u jetë dërguar fatura përkatëse.

Drejtoria Teknike në FSHF dëshiron të sqarojë të gjithë trajnerët që kanë në zotërim një nga këto tre licenca se procesi i rinovimit është i detyrueshëm dhe se licenca nuk do të jetë më e vlefshme nëse nuk është e rinovuar. Për t’u regjistruar aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën drejtoria.teknike@fshf.al këto dokumente:

– Fotokopje e ID ose e Pasaportës;

– Fotokopje të licencës;

– Numër kontakti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online