Një tjetër gjigant i Europës po i prish planet Real Madrid, tashmë ka kontaktuar me Mbappen

Mbappe ishte kryefjala e mediave botërore gjatë verës. Lojtari francez refuzoi të zgjaste kontratën me parisienët, për këtë arsye u pezullua, por në fund ai zbuti marrëdhëniet e tij me klubin, megjithëse ende ka një kontratë aktive vetëm deri në verën e vitit 2024.

 

Sulmuesi i madh pritet të largohet më pas nga Parisi dhe Real Madridi është ende favoriti i parë për ta sjellë atë. Por sipas L’Equipe, një tjetër gjigant i futbollit europian do të tentojë të prishë planet e Realit. Raportohet se Liverpool tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Mbappes për të parë nëse ka shanse reale që ata të blejnë golashënuesin 24-vjeçar në verë.

 

Liverpool ka qenë i interesuar edhe më herët për Mbappe, por kryesisht Real Madridi është skuadra ku të gjithë e shohin Mbappen, pasi dihet se lojtari e ka pranuar edhe se është ëndrra e tij të veshë fanellën e Mbretërve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online