Partizani ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Idriz Batha. Kapiteni u largua, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës. Ai zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në Grreqi me ekipin e AE Larisas, pasi nuk iu bashkua Shkëndijes së Tetovës. Lojtari e pranoi dhe vetë për “Sport Ekspres” se ishte një hap tjetër më i rëndësishëm në karrierën e tij.
Klubi i Partizanit më në fund zyrtarizoi largimin e Idriz Bathës, kjo dhe për faktin se kontrata e tij me klubin e kuq mbaron sot. Në të njëjtën linjë me Bathën është dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Arbnor Fejzullahi. Ai del nesër si futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar rinovimin. I vetmi i mbijetuar nga futbollistët që i mbaronte kontrata është Renaldo Kalari. Mbrojtësi i krahut të majtë po zhvillon fazën përgatitore në Ohër.
Postimi i Partizanit