Dilema e madhe e Kolumbisë, ylli i Bajernit ka dëmtim misterioz

Kolumbia është në ankth për Hames Rodrigez: ylli i Bajernit u detyrua të dilte pas gjysmë ore lojë në ndeshjen kundër Senegalit, për një dëmtim që tashmë mban pezull gjithë planet e trajnerit Hoze Pekerman.

Jo vetëm trajneri, por edhe mediat në Kolumbi janë shumë të shqetësuara dhe ngrënë pikëpyetje në lidhje me praninë e mesfushorit në ndeshjen kundër Anglisë.

Një dëmtim në pulpë shqetëson Hamesin dhe që para Botërorit kishte munguar në disa seanca stërvitore, ndërkohë që kundër Polonisë u kthye në formacion, duke shkëlqyer.

Tani dëmtimi i ri dhe priten ende rezultatet e testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

“Jam shumë i shqetësuar. Është një temë që po mban në ankth edhe lojtarët, pasi bëhet fjalë për një lojtar me shumë peshë për ne”, pranon Pekerman, ndërkohë që ndeshja me Anglinë afron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online