“Ringjallet” Afelai, klubi ku korri sukses i hap dyert

0

Dikur Ibrahim Afelai ishte një ndër talentet më premtues të futbollit holandez. Sulmuesi me origjinë marokene ishte zhdukur krejtësisht prej më shumë se një viti, por së fundmi, 32-vjeçari ka vendosur t’i japë fund kësaj pauze të gjatë.

Afelai ka filluar të stërvitet që nga dita e sotme skuadrën e PSV-së, klub ku është formuar dhe ka arritur suksese të shumta thuajse një dekadë më parë.

Sulmuesi po përpiqet që të rikthehet në gjendje optimale për të luajtur dhe nëse ai ia del të bindë trajnerin dhe ish-kolegun e tij Van Bomel, PSV-ja do t’i japë një kontratë, më shumë se tetë vite pas largimit nga klubi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.