Ivan Striniç zhvilloi një sezon shumë të mirë me Sampdorian, ndërsa në verë i erdhi ftesa e Milanit. Mbrojtësi i majtë përjetoi një Botëror të paharrueshëm me Kroacinë e tij, duke iu ofruar për fare pak fitimit të Kupë së Botës. Gjithçka po shkonte vaj për 31-vjeçarin për të ardhur te 18 gushti. Një datë që shokoi lojtarin dhe e futi në një tunel të errët…
Një problem në zemër dhe stop me futbollin, për momentin, por Striniç kujtoi se kishte marrë më të vërtetë fund. Një periudhë e vështirë dhe plot vuajtje, por pas dimrit lind pranvera…
Striniç është rikuperuar dhe është rikthyer të punojë me ekipin. Pritja e Milanit e ka emocionuar, ndërsa nuk kërkon të nxitohet, pavarësisht se dëshiron të luajë përpara… Krishtlindjes.
“Kur më diagnostikuan me ipertofri kardiake (zmadhimi i muskujve të zemrës nga lodhja fizike), u tremba për jetën time dhe mendja më shkoi te familja. Nuk e dija se çfarë sëmundje ishte. Kam kaluar një periudhë të tmerrshme. Falë zotit, këto muaj larg futbollit kaluan shpejt, tani jam këtu dhe jam i lumtur që do të nis aventurën e re. Pritja e Gatuzos dhe e gjithë skuadrës ishte emocionuese. U ktheva në Milanelo dhe të gjithë më pritën me duartrokitje. Nuk më kishte ndodhur më parë të qëndroja kaq gjatë pushim. Objektivi? Dua të jem gati për ndeshjen e 22 dhjetorit kundër Fiorentinës. Dua të luaj përpara Krishtlindjes, por është e vështirë t’i programosh gjërat. Këto ditët e para po punoj pak, po bëj biçikletë dhe vrap, sepse do t’ia nis nga zero“, përfundon kroati i Milanit.