Pas falimentimit, rilindja, edhe pse rruga sapo ka nisur dhe do të duhet shumë kohë deri kur klubi i Çezenës të ringjisë shkallët elitare…
Pubblisole, një holding, pra kompani, e specializuar në komunikim dhe vëllime publicitare, ka fituar ankandin për Çezenën. Do të quhet Çezena FC dhe do ta nisë nga Serie D, pas falimentimit të AC Çezena.
E ka komunikuar kryebashkiaku Paolo Luki, në Bashki. Projekti 3 vjeçar është preferuar në krahasim me Pt Group Management të Beneventos, dokumenti i të cilës nuk është gjykuar komplet.
Disponibiliteti fillestar i 3 vjeçarit është fiksuar në 5 mln euro, nga të cilat 1,8 mln euro për kampionatin e sivjetshëm të Serisë D.