Zvonimir Boban është entuziast për rikthimin te Milani. Kroati pranoi ftesën e Paolo Maldinit dhe ka marrë detyrën e shefit të klubit dhe koordinator i pjesës sportive brenda tij.
Ish-fantazisti, i cili fitoi gjithçka në dhjetë vitet që kaloi si futbollist në Milanelo, tani është gati ta bëjë iu drejtues, në një kohë të shpejtë, por sidomos me anë të një futbolli të bukur, ashtu siç Milani e ka bërë gjithmonë.
“Emocionet e rikthimit te Milani janë të forta, por nuk do të qaj. Ky është një vend special për mua. Milani është Milani. Drejtuesit e rinj kanë sjellë stabilitet, jemi ambiciozë, kemi disa kufizime, por duhet të tregohemi të aftë dhe të shpejtë për ta rikthyer Milanin në nivele të larta. Duam të fitojmë dhe të rikthehemi në Champions. Duam ta bëjmë duke luajtur një futboll të bukur.
Kuqezinjtë më kontaktuan edhe një vit më parë, por nuk ishte momenti i duhur mes Botërorit dhe VAR-it. Këtë radhë pranova menjëherë. Ishte zgjedhje zemre dhe jete. Kjo është padyshim sfida më e rëndësishme sportive e jetës time. Nuk do të flija i qetë nëse nuk do të provoja për t’i dhënë një dorë Milanit. Bëra zgjedhjen e duhur.
Xhampaolo është ndër të paktët trajnerë me një ide të qartë loje dhe që arrin t’ia transmetojë skuadrës. Lojtarët e tij lëvizin mirë në fushë. Jemi të sigurt që Marko do të gjejë rrugën e duhur, sepse e di mirë që konceptet nuk vlejnë pa lojtarët në fushë. Duhet të punojmë fort me shpresën dhe sigurinë që do arrijmë t’i hedhim hapat një nga një dhe shpejt.”