Rikthimi nga dëmtimi e gjen të zhgënjyer, Abrashi nuk do justifikime: Të marrim vetem për hunde, jam pa fjalë

0

Oksigjeni i mesfushës së Kombëtares është rikthyer sërish në fushë. Amir Abrashi ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe tashmë është gati të ndihmoje ekipin e tij. Megjtihatë rikthimi nuk erdhi në një ditë të mirë për të. Bazeli humbi me shifrat 1-2 kundër Vaduzit, duke e lënë futbollistin shqiptar tepër të zhgënjyer pas ndeshjes. Në një intervistë për “Bzbasel.ch”, Abrashi shprehet se kjo është një humbje që dhemb shumë, por nga ana tjetër nuk kërkon të shfajësohet dhe gjithë peshën e fajit ia kalon lojtarëve në fushën e lojës.

“Është një humbje që dhemb shumë. Ne humbasim 1-2 për shkak të dy këndoreve. Jam pa fjalë. Deri në minutën e 60-të, Vaduz kishte vetëm një goditje nga këndi që çoi në golin e parë. Përndryshe ne kishim shumë posedim. Sigurisht, ne duhet të krijojmë një ose dy mundësi më shumë. Por nuk është e lehtë kundër Vaduz. Ne e dinim se ata ishin duke pritur për kundërsulm. Por në fund të fundit ishte fare pak nga secili prej nesh. Ne duhet ta marrim veten për hunde dhe jemi përgjegjës për humbjen.

Ne jemi profesionistë, përqendrohemi te lojërat dhe paguhemi për to. Ne duhet të performojmë në fushë. Është alibi kur fajësojmë gjëra të tjera. Ne lojtarët jemi përgjegjës për humbjen. Turp që humbën ndaj një ekipi të porsangjitur në kategori? Turp – kjo është mosrespekt ndaj kundërshtarit. Por unë definitivisht nuk jam i kënaqur me performancën. Vaduz bën minimumin, atë që munden. Ju duhet t’i përgëzoni ata. Mbaroi.

Faji i trajnerit? Jo, ndaloni së fajësuari të tjerët. Do ta them përsëri: është faji ynë, çdo lojtar i vetëm prej nesh. Thjesht nuk mjafton. Ne jemi profesionistë, paguhemi. Nuk ka kuptim të fajësosh të tjerët. Ne lojtarët jemi fajtorë dhe askush tjetër!“, ka deklaruar Amir Abrashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.