Rikthejeni disa herë videon se do t’ju jap emocione! Ismajli lëshohet si “Usain Bolt” për gërshërën kur Elseid Hysaj bën me zemër gjithë shqiptarët

Nëse doni të vendosni një emërtim për Shqipërinë e Silvinjos, shikoni pak…Ardian Ismajlin. Në momentin që Elseid Hysaj bën me zemër të gjithë shqiptarët, del në pah mbrojtësi i Kombëtares. Shkodrani mban më kot një top kur mund ta largonte fare lehtë, e humb atë dhe lojtarët çekë i afrohen Berishës.

Pavarësisht se ishte shumë mbrapa dhe një tjetër çek po e pengonte me trup, Ardian Ismajli lëshohet si “Usain Bolt” me të vetmin qëllim, për të hyrë me gërshërë ndaj kundërshtarit. Misioni arrihet me sukses, por për fat të mirë gjyqtari anglez akordon faull në ndërhyrjen ndaj Hysajt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online