Andre Vijash-Boash është një ndër trajnerët më të njohur për karrierën që ka pasur, pasi ka drejtuar ekipe si Çelsi, Totenhem, Porto apo Zenit. Gjithashtu portugezi ka qenë dhe asistent i Zhose Murinjos, në kohën kur ky i fundit drejtonte Interin.
Vijash-Boash për momentin nuk është aktiv, që nga viti 2017, kur u largua nga Shangai SIPG. Tashmë 41-vjeçari duket se do të rikthehet përsëri dhe së fundmi ka folur për mediat, teksa ka zbuluar që ka pasur interes për të nga ekipet e Serisë A.
“Italia normalisht që më intereson. Nga pikëpamja taktite është një kampionat shumë i vështirë. Kam pasur kontrakte me Interin, Romën dhe klube të tjera gjatë viteve. Nuk arrita marrëveshje me asnjë nga klubet, ndoshta dhe projektet që u paraqitën nuk ishin të duhurat, kjo sipas pikëpamjes time”, përfundoi portugezi.