Rikthehet Tafaj, Kukësi me dy trajnerë portierësh

Gut Tafaj ribashkohet me stafin e Kukësit dhe do të punojë bashkë me Ermal Nexhipin, ku të dy së bashku veç ekipit të parë do të punojnë dhe me ekipet e moshave

Kampionët kanë bërë një afrim tjetër në stafin teknik, ku kanë afruar një tjetër trajner portierësh. Në prezantimin e trajnerit Milinkoviç u vu re mungesa e një trajneri portierësh dhe dy ditë më vonë në këtë detyrë u emërua Ermal Nexhipi. Por tani stafit të Kukësit i është bashkuar edhe Gut Tafaj, i cili ka punuar edhe më parë në këtë detyrë te kampionët. Në fakt, Kukësi ka 5 portierë, siç janë Koliçi, Koci, Ferashëri, Hasanbelli dhe Basha, por do të mjaftonte një trajner për të punuar me ta, siç ndodh me çdo skuadër tjetër. Tafaj u largua drejt Amerikës në përfundim të sezonit të shkuar për arsye personale dhe gjatë Kupave të Europës ishte Alfred Osmani ai që mori vendin e tij. Me largimin e Ernest Gjokës dhe stafit të tij, u largua edhe Osmani. Tashmë Tafaj është kthyer nga Amerika dhe presidenti Gjici i ka bërë një tjetër ftesë për bashkëpunim, që të punojë bashkë me Nexhipin. Ky është versioni i klubit verior.

Për “Sport Ekspres”, trajneri Tafaj shkurtimisht u shpreh: “Kam filluar punën prej dy ditësh së bashku me trajnerin Nexhipi. Ndjehem shumë i vlerësuar nga presidenti Gjici, i cili sapo mbërrita këtu, më ofroi përsëri në ekip. Kisha komunikuar më parë, por nuk kisha mundësi të vija për problemet e mia. Ai, si burrë që është, mbajti edhe trajnerin Ermal Nexhipi, më të cilin do të punojmë bashkë për të stërvitur edhe portierët e grupmoshave”. Ky do të jetë sezoni i dytë për të në radhët e stafit teknik të Kukësit. Porta ka qenë një nga pikat më të forta të Kukësit në edicionin e shkuar, me Koliçin që ka qenë vendimtar me pritjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online