Rikthehet Sabatini: Ja si dukej parajsa kur isha në koma, tragjedi të jetosh pa cigare!

Valter Sabatini është një nga drejtorët sportivë më të njohur në futbollin italian. Ai punon tani te Sampdoria, aty ku mban rolin e drejtorit të zonës sportive. 63-vjeçari ka patur probleme shëndetësorë kohët e fundit, të cilat i ka hedhur pas krahëve për fat të mirë.

Në një prononcim për Secolo XIX”, Sabatini flet për momentet që ra në koma. Ai ka pirë cigare gjithmonë, por tani është detyruar të larë. E tmerrshme dhe pothuajse e papërballueshme, por atij i dihet të pastrohet për veten e tij, por edhe ata që e duan.

Trupi im më dërgonte sinjale të pabesueshme prej kohësh. Atë të shtunë do të nisesha drejt Kinës. Nëse do të ngjitesha në atë avion, do të kisha vdekur. Të premten në mbrëmje më stabilizuan pak situatën ilaçet, por më pas u ‘zhduka’ nga jeta. Kur isha në koma, mendoj se pashë parajsën. Më dukej si një supermarket!

Marr 15 qetësues në ditë, sepse nuk ka një moment të vetëm që nuk më shkon mendja te cigarja. Jeta ime është e lidhur me tymosjen. Është tragjedi të jetosh pa cigare, por kam një detyrim kundrejt atyre që më duan”, përfudon Valter Sabatini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *