Ndeshjen e shkuar Rei Manaj mungonte në listën e trajnerit Tiago Mota. Pavarësisht se ky i fundit kishte një sërë lojtarësh të dëmtuar, vendosi ta linte në shtëpi sulmuesin shqiptar. Lojtari 24-vjeçar është kthyer përsëri në pankinë mbrëmjen e sotme, por jo në fushën e lojës.
Specia ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Xhenoas, megjithatë nuk ka pasur asnjë minutë për Rei Manajn në këtë takim. Lojtari lushnjar nuk gjen vend në fushë as në ditën më të dobët të sulmuesit të ekipit të tij, N’Zolas. Ky i fundit ka bërë një paraqitje aspak pozitive në vijën e parë të sulmit, duke marrë një vlerësim të ulët pas ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/