Riçarlison zëvendëson më së miri të dëmtuarin Nejmar, vijon marshimi brazilian

Riçarlison vazhdon të mahnitë me Brazilin, sepse shënoi golin e vetëm pasi hyri si zëvendësues, në ndeshjen e fituar 1-0 nga Brazili kundër Kamerunit në Angli, në Milton Kejns.

Fantazisti i Evertonit e nisi nga stoli, por pas 8 minutash u fut në vend të Nejmarit, i cili doli për një dëmtim në kofshë.

Portieri i Kamerunit Andre Onana shkëlqeu, por nuk mundi të bënte asgjë kur Riçarlison e mposhti me një goditje të fuqishme me kokë, duke shënuar golin e tretë me fanellën e Seleçaos.

Pati edhe raste të tjera në vazhdim, por aq mjaftonte dhe Brazili merr një tjetër fitore, për ta mbyllur me sukses këtë vit.

Tashmë Brazili dhe PSG shpresojnë që Nejmar të mos ketë probleme, aq më shumë që klubi parisien mori lajme të këqija edhe nga Kilian Mbape, gjithashtu i dëmtuar duke luajtur për kombëtaren.

Brazili ka luajtur 15 ndeshje këtë vit, ka fituar 13 dhe ka pësuar vetëm 3 gola, por për fat të keq i pësoi aty ku nuk duhej, në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online