Riberi refuzoi 40 mln euro nga Kina në verë

Siç raporton “AZ”, Frenk Riberi ka pasur një ofertë të jashtëzakonshme në merkaton e verës nga Kina, të cilën e ka refuzuar. Bëhet fjalë për 40 milionë euro për një vit dhe një përqindje të madhe nga të ardhurat e marketingut.

Mesfushori i Bajernit do të ishte bërë një nga tre lojtarët më të paguar në botë, por ka thënë “jo”, i bindur se vetëm te Bajerni mund t’i japë fund karrierës së tij futbollistike. Francezi e ka fituar një herë Ligën e Kampionëve si bavarez, por do edhe një tjetër triumf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *