Frenk Riberi zyrtarisht largohet nga Bajerni i Mynihut pas 30 qershorit. Sulmuesi anësor ka shtrënguar duart me drejtuesit e klubit gjerman, por nuk mendon ta mbyllë me futbollin e luajtur. Mbetet për t’u parë se ku do të aktivizohet në vazhdim francezi.
Një sinjal e ka lëshuar së fundmi, teksa ka uruar në Twitter ish-klubin e tij, Gallatasarajin, që fitoi Kupën e Turqisë. Riberi, në llogarinë e tij shkruan: “ Urime Gallatasaraj. Punë e mirë mbrëmjen e djeshme”. Edhe pse në moshë të madhe dhe me ditët e tij që në futbollin e luajtur janë drejt fundit, në Stamboll e duan lojtarin dhe në të shkuarën emri i tij është lakuar shpesh.
Tifozët kanë nisur t’i shkruajnë sulmuesit që të rikthehet. Normalisht janë drejtuesit ata që vendosin. Eksperienca e Riberi mund të ishte e nevojshme në garat ndërkombëtare. Merkato ende nuk ka nisur, korriku është afër.
Congrats @GalatasaraySK ?? Well done last night ???? #cimbombom
— Franck Ribéry (@FranckRibery) May 16, 2019