Një rezultat i pabesueshëm ka ardhur nga kualifikueset e Europianit për moshën U-21. Portugalia ka arritur që të turpërojë Liechtenstein brenda vetëm 45 minutash, duke fituar në shifrat 9-0. Kundërshtari ka pësuar gola me shumicë, por duhet të falenderojë Zotin që përballë tyre nuk ishte Gjermania.
Në pjesën e dytë portugezët e mëshiruan rivalin dhe shënuan vetëm dy gola, duke e mbyllur takimin në 11-0. Sigurisht, nëse Gjermania do të kishte një avantazh të tillë në 45 minuta, me siguri që në të dytën do të kishim rezultatin historik aq sa vetë futbollistët do të dilnin nga fusha. /Sport Ekspres/