VIDEO/ Emocion deri në sekondën e fundit! Franca përmbys Belgjikën në shtesë mes 5 golave, në finale e pret Spanja

Një supersfidë që dhuroi emocione deri në sekondën e fundit. E tillë ishte gjysmëfinalja Belgjikë-Fracnë, e cila përfundoi me shifrat 2-3 për trikolorët. Pjesa e parë foli e gjitha për belgët, që tundër rrjetën dy herë me anë të dy supergolve. I pari u shënua nga Carrasco në minutën e 37, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Lukaku shënon emrin e tij në listën e golashënuesve.

Franca reagon në fraksionin e dytë të lojës, kur fillimisht gjen rrjetën me anë të Karim Benzema. I rrethuar nga disa mbrojtës kundërshtarë, sulmuesi i Realit arrin të gjejë hapësirën për të ndëshkuar portën e Courtois. Në minutën e 67 VAR-i konfirmon një penallti të fituar nga Griezmann, e cila përkthehet në gol nga Kylian Mbappe.

Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Lukaku tund përsëri rrjetën, por është teknologjia ajo që për disa centimetra i shuan festën, e cila më pas do i përkiste e gjitha “gjelave“. Në minutën e 90 Theo Hernandez bën heroin dhe përmbys Belgjikën mes 5 golave, duke e fiksuar rezultatin përfundimtar në 2-3. Franca siguron kështu biletën për në finalen e Ligës së Kombeve, ku e pret Spanja e Luis Enriques./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/vcaybaba/status/1446213027452305413

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online