Revolucion tek Egnatia, zbulohen ndryshimet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Egnatia e këtij sezoni do të pësojë ndryshime dhe kjo është diçka normale, kur edhe drejtuesit janë të tjerë. Haxhi Memolla, i zgjedhur kryebashkiak i Rrogozhinës, do të jetë presidenti i ri i klubit. Tashmë ai ka emëruar edhe administratorin dhe ai do të jetë Olsi Dranga.

Ndryshime ka edhe në stafin teknik. Trajneri Ilir Duro do i lërë vendin Ndriçim Kashamit, i cili krahun e tij të djathtë do të ketë Eduart Thartorin. Mbetet pjesë e stafit, trajneri i portierëve, Agron Aliu. Risia tjetër është Klevis Murati, drejtori i ri sportiv i Egnatias.

Të hënën rrogozhinasit pritet të nisin përgatitjet, ndërkohë që pritet të ketë disa lëvizje. Synimi është rinovimi me lojtarët kryesorë të sezonit të shkuar, si dhe po punohet për të bërë disa përforcime të goditura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *