Revolucion te Vora, financat dhe kushtet largojnë 10 lojtarë

Sot te  skuadra e  Vorës stërvitja do të zhvillohet e cunguar në pjesëmarrje, sepse janë dhjetë futbollistë tashme te larguar. Pothuajse një skuadër e tërë, pasi Bërdufi, Nuri, Ferraj, Veliaj, Gjonaj, Mziu, Mehidri, Sula, Thaçi dhe Sejdini nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre.

Burime nga klubi i Vorës konfirmuan për SportEkspres.com se futbollistët në fjalë u larguan sepse nuk janë paguar sipas kontratave. Por arsyeja tjetër ishte se kushtet stërvitore te kjo skuadër janë shumë të vështira.

Vora renditet në vendin e 10-të në Grupin A të Kategorisë së Parë me 6 pikë, ndaj këto largime e bëjnë më të vështirë mbijetesën në këtë kategori. Nesër kjo skuadër prezanton Rezart Mahon si trajner të ri dhe tre futbollistë, ndërsa “gropa” që po lënë dhjetë të larguarit mund të jetë më e madhe në ditët në vazhdim.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *