“Revolucion” te Skënderbeu, penalizohet goleadori Soue

Mbrojtësi nga Gambia debuton me bardhekuqtë. Ndryshon edhe skema e lojës, duke kaluar në 4-4-2. Në sulm Vila me Krasniqin, ndwrkohw qw e nis nga stoli golashënuesi i ekipit

Leonard Trebicka

Skënderbeu-Teuta është një nga sfidat më të rëndësishme të pasdites së sotme, më së shumti për durrsakët, që kërkojnë të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Skënderbeu e ka siguruar titullin kampion dhe ashtu siç e ka thënë edhe trajneri Daja, deri në javën e fundit në fushë do të shikojmë Skënderbeun B. Pjesa më e madhe e atyre që e shpallën kampion këtë ekip do të qëndrojnë në stol, ndërkohë që disa të tjerë do ta shikojnë ndeshjen nga tribuna qendrore e stadiumit. Pak i intereson ky takim bardhekuqve, nga ana tjetër Teuta luan për “jetë a vdekje”. Pa nisur mirë kjo përballje, duket se korçarët do të zbresin deri diku të “dorëzuar” dhe durrsakëve që u duhen më shumë se kurrë pikët, e kanë “autostradë”. Mbetet në dorën e tyre fitorja.

SHUMË LOJTARË NË TRIBUNË – Ndryshime të shumta te Skënderbeu, teksa një pjesë e lojtarëve do ta ndjekin takimin edhe nga tribuna, duke nisur nga kapiteni legjendar Orges Shehi. Edhe Sabjen Lilaj do të bëjë të njëjtën gjë, pasi cili ka probleme shëndetësore. I shoqëron ata edhe Marko Radas, kroati me shumë përvojë i mbrojtjes së Skënderbeut. Me kaq shumë titullarë në stol dhe në tribunë, e veçanta e madhe e formacionit të sotëm është Kaba Sambou. 22-vjeçari nga Gambia do të bëjë debutimin me fanellën e Skënderbeut.

FORMACIONI – Me Dajsinanin në stol, pas tij rreshtohen në stol edhe Vangjeli, Muzaka, Mici, Soue, Xhejms dhe Gavazaj. Daja do të ndryshojë skemën e lojës, duke kaluar te tradicionalja 4-4-2. Kjo është një skemë që te Skënderbeu e kishin harruar, ndërkohë që në portë do të jetë Aldo Teqja. Mbrojtja, nga e djathta në të majtë nis me Ditën, për të vijuar në qendër me Sambou-Osmani, dhe Abazin që plotëson katërshen e prapavijës. Përpara do të kemi dyshen e huaj, Demte dhe Bakari Nimaga. Në krahët e mesfushës aktivizohen Sahiti dhe Gripshi majtas, ndërkohë që Emiljano Vila dhe talenti Krasniqi do të jenë formojnë dyshen e sulmit kundër Teutës.

GARA SOUE-GURI
Soue i “dorëzon” sulmuesi Sindri Guri “Këpucën e artë”. Trajneri Ilir Daja ka vendosur ta ulë në stol sulmuesin kryesor të skuadrës. Futbollisti nga Gambia ka shënuar të njëjtën kuotë golash me shkodranin e Kukësit, por ka një vendim të papritur që Soue ta nisë ndeshjen nga stoli dhe kjo do të thotë “troç” që sulmuesi në një farë mënyrë ia ka dorëzuar përpara kohe “Këpucën e Artë” sulmuesit të Kukësit. Gjasat janë që Soue të aktivizohet në pjesën e dytë, por nuk dihet akoma nëse do të luajë 45 minuta të plota, apo më pak. Kjo është një zgjedhje e trajnerit të Skënderbeut, në fund të fundit titullin kampion Skënderbeu e siguroi dhe duke qenë se Soue ka pësuar disa dëmtime javët e fundit, nuk ka dashur që ta sakrifikojë maksimalisht. Soue deri tani ka luajtur plot 2641 minuta dhe është i ngarkuar maksimalisht. Daja ka ndërmend që sulmuesin nga Gambia njëkohësisht ta ruajë edhe për finale e Kupës së Shqipërisë, ndaj dhe në këto tre ndeshje të fundit do ta aktivizojë më pak.

Formacioni i mundshëm
Teqja – Dita, Samson, Osmani, Abazaj – Sahiti, Demte, Nimaga, Gripshi – Vila, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *